Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë MEGJASHI i kërkon Ministrisë së Arsimit futjen e testeve të detyrueshme falas për të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ankohen se disa drejtorë nuk organizojnë orë online për fëmijët në karantinë, duke u privuar kështu për dy javë të drejtën për mësim.

“Jotransparenca e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe mungesa e informacionit në lidhje me numrin e rasteve aktive në shkolla, rrit edhe më tej dyshimet dhe ankthin tek prindërit dhe ne si organizatë. Ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të bëjë teste të detyrueshme falas për të gjithë nxënësit dhe stafin në shkolla për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar të virusit në shkolla, i cili në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e shumë njerëzve dhe sigurisht që do të detyrojë sistemin arsimor të kthehet me mësim online.”,- thonë nga MEGJASHI.