Nënkryetari i ASH-së Remzi Mehmedi, i cili ishte njëri ndër panelistët që mori pjesë në Takimin Informativ me diasporen shqiptare në Zvicër, informoi mërgaten shqiptare që ASH-ja është në prag të kongresit të sajë, ai tha se kanë hapur radhët brenda tyre dhe ftoi që të gjithë të bëhen pjesë e ASH-së, gjithashtu tha se moto e tyre është që kërkojnë : Barabarzi, Drejtësi, dhe artikulim të fuqishëm shqiptarë ai tha që kjo moto i bënë të mos jenë kundër askujtë, por kundër nesh janë ata të cilët nuk pajtohen me këto parime.

Keni ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të ASH-së, keni ndjekur me vëmendje që bukur mirë jemi përpjekur të arsyetojmë edhe motot tona në dy ciklet zgjedhore, ne tham që jemi ndryshe dhe shumë kush pyet se kush ishte pazari i Kërçovës që ASH-ja mbështeti një kandidat shqiptarë, kjo pyetje rjedh si rjedhojë e asaj që deri tani janë mësuar që politikën ta shofin vetëm nga prizmi i kalkulimeve dhe interesave të ngushta partiake, ua them këtu publikisht që nuk ka pas asnjë marveshje, thjeshtë ka qen një vendim i kryesisë së ASH-së dhe kryesisë së degës së Kërçovës që të mbeshtetet vetëm një kandidat shqiptarë pa hyr në asnjë far kalkulimi dhe ajo nxori rezultat spektakular për ta ruajtur Kërçovën përsëri shqiptare, edhe pse po të njejtit që i mbështetëm pa asnjë rezervë nuk e pan të arsyeshme as sot e kësaj dite të thonë qoft edhe një falenderim për ASH-në, theksoi Mehmedi.

Situata aktuale në Maqedoni është e prishur, ndonëse u mendua që pas asaj krize që ishte, do të vinte një moment refleksioni, ne përsëri bëjmë “një hap përpara dhe tre hapa mbrapa” jo rastësishtë për hyrë të kësaj edhe ASH vendosi që të lishojë pozicionet qeveritare dhe të kthehet sërish në mesin e popullit për një riorganizim të ri politik, sepse ajo që ofrohet nuk është esenca e asaj që duhet të arihet, e kam fjalën për konceptin qytetarë i cili promovohet çdo ditë me fjalë boshe dhe në asnjë moment nuk ndalet askush ta spjegojë se çfarë nënkuptojmë me atë, ajo e cila promovohet, neve si ASH gjykojmë se nuk është koncept qytetarë, por është një tentativë për asimilim dhe për zbehje të fuqisë politike të shqiptarëve.

Ne jemi për një koncept qytetarë por jo rruga të jetë qytetare, rruga për të arit deri te koncepti qytetarë duhet të jetë : barabarsia, shteti ligjor dhe shumë postulate tjera të cilat arinë deri te një koncept qytetarë, deklaroi Mehmedi.(Lajm24)