Po shtohet presioni ndaj Kryeministrit Zoran Zaev për neglizhencën e tijë ndaj krimit dhe korrupsionit sidomos pas shpërthimit të skandalit ,,reket” ku janë të përfshirë personalitete të ndryshme politike.
Hezitimi i Kryeministrit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në instanca të larta po komentohet edhe si pa-aftësi personale dhe mosnjohje të gjërave elementare në aspekt të drejtimit të shtetit nga ana e Kryeministrit Zaev.
Në këtë drejtim edhe Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka komentuar situatën aktuale politike.
Ja çka shkruan Mehmedi në llogarin e tij në Fb.

Mehmedi : ” Çdo respekt për të gjithë ata që punojnë me ndershmëri pēr të ekzistuar por shteti nuk udhëqet me parimet e menaxhimit të një dyqani muhalle. Shteti ēshtë nocion shumë më serioz “