Profesori Abdulla Memeti ka rreaguar në lidhje me mos pranimin e amendamenteve të partitve opozitare shqiptare për zyrtarizimin dhe përfshirjen në kushtetutë të gjuhës shqipe, shkruan InfoShqip.

Ai në statusin e tij në facebook ka thumbuar partinë shqiptare në pushtet, më poshtë mund ta ndiqni shkrimin e plotë.

“Si mund të shpjegohen dy qëndrime të kundërta nga e njëjta strukturë politike ndaj çështjes së shqiptarëve në Maqedoni?

Ardhja në pushtet përmes konfliktit të armatosur, me shumë viktima dhe shkatërrime, në emër të të drejtave të popullit shqiptar, në vitin 2001, gjatë gjithë kohës të vlerësohet si veprim demokratik dhe i ligjshëm; ndërsa pas 18 vjetësh, po e njëjta strukturë, për të qëndruar në pushtet me çdo kusht, në emër të po këtyre të drejtave (të parealizuara), hapjen e dialogut demokratik, qoftë edhe përmes kushtëzimeve dhe presionit ndaj pushtetit, ta vlerësojë si „folklorizëm“?!

Opinioni e kupton shumë qartë se kujt i kanë rënë brekët kësaj radhe”. – U shpreh Memeti.