Do ti bashkohej bashkëshortit në udhëtimin drejt alpeve zvicerane për mbledhjen vjetore të Davos, por duket se ka ndërruar mëndje pas skandalit për një lidhje të dyshuar të presidentit Donald Trump me një pornostare.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e zonjës së parë, Sephanie Grisham tha për Dailymail se zonja Trump kishte shumë plane dhe çështje të tjera e për këtë arsye nuk do të udhëtojë për në Davos.

Lajmi për anullimin e udhëtimit të zonjës së parë vjen pikërisht pas dyshimeve se Trump kishte një lidhje me pornostaren Stormy Danieles në vitin 2006.

Sipas raportimeve në media mendohet se në kohën kur Trump ka kaluar një natë me pornostaren, Melania ishte shtatzënë me djalin e saj, Barron.