Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Krasniqi ka pohuar se ndodhet në izolim dhe se po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, transmeton Telegrafi.

“Të dashur miq, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 124 raste të reja me COVID-19, 72 prej tyre vetëm në Prishtinë.