Banorët e Bogovinës, sërish protestuan para komunës, kundër vendimit që ujësjellësi i fshatit të menaxhohet nga komuna. Banorët thonë se ujësjellësi është bërë dhe mirëmbajtur nga ana e tyre për më shumë se 30 vite andaj edhe nuk do të lejojnë të kaloj në duart e komunës. Të paktën ata propozojnë menaxhimin e tij përmes partneritetit publiko-privat.

“Ky ujësjellës u ndërtua, u mirëmbaj dhe u rindërtua sërish, por, gjithnjë vetëm me parat e Bogovinasve dhe asnjëherë të vetme nuk u ndihmua nga institucionet e shtetit”, tha një banor.

“Historia e lavdishme të ndërtimit të ujësjellësit me vet angazhim të banorëve dhe pa ndihmën e asnjë institucioni ndërkohë që sot vlerësohet se ujësjellësi kap vlerën prej tre deri në pesë milion euro. Nën dy, menaxhimi i mirë nga ana e udhëheqësisë së ujësjellësit mbi 30 vite. udhëheqësia aktuale e ujësjellësit akuzohet nga komuna se vepron në mënyrë jo ligjore, e, e vërteta është se vet komuna ka kërkuar që të bëhet presion mbi udhëheqësinë e ujësjellësit”, deklaroi Vedat Sadiku, Këshilli i organizimit të protestave.

Nga komuna e Bogovinës, për akuzat e banorëve nuk janë përgjigjur, me arsyetimin se, kreu i komunës Hazbi Idrizi është në takim zyrtar në Shkup.Alsat-M /BS