Muhamet Kelmendi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, i ka dhënë një shuplakë të fortë liderit të BDI-së Ali Ahmeti. Kelmendi i rikujton atij dënimet drakonike ndaj shqiptarëve, marrëveshjet e dëshme për kombin shqiptar dhe të gjitha ndodhitë gjatë këtyre viteve, njofton agjencia e lajmeve INA. Kelmendi njihet si njëri nga themeluesit e UCK-së.

Ja dhe postimi i plote i Muhamet Kelmendit 

Ku jetoni z. Ali Ahmeti?

Si vleresohet nga Ju drejtesia sllavomaqedone kur ne Maqedoni jepen denime edhe me burg te perjetshem vetem pse jane shqiptar?

E ke analizAuar ndonjehete kete fenomen?

Sa veta jane te denuar nga perkatesia nacionale shqiptare me 10 e me shume vite burg?

Sa shqiptare jane te denuar me burg te perjetshem?

Sa shqiptare jane vrare; sa shtepi jane plaqkitur dhe sa maltretime jo njerezore te familjeve shqiptare; te fshatrave e qyteteve shqiptare jane bere nga shteti shoviniste i Maqedonise pas vitit 2001?

C’fare denime po iu jepen te burgosureve shqiptare nga rasti famekeqe i Kumanoves, por edhe shume heroike dhe i lavdishem, e, e cilet rane ne prite, por e treguan heroizmin shqiptar?

Cka u realizua nga te drejtat nacionale te kombit shqiptar nen Maqedoni per te cilat luftoje UCK-a?

Cka u be me Marreveshjen e Ohrit?

Ndalu dhe mendo?

Ku je duke jetuar?