Mendu Thaçi, kryetar i PDSH-së që dhjetëra vite rradhazi memzi e nxjer veten deputet, vazhdon të nënçmojë votuesin e BDI-së duke u munduar të paraqitet se ai mbizotëron në Tetovë.

Në zgjedhjet e kaluara lokale Menduh Thaçi arriti të fitojë vetëm 1 vend në Këshillin e Komunës së Tetovës, këtë e di mirë votuesi i BDI-së.

Por bëhet pyetja logjike, përse Thaçi ofendon votuesin e BDI-së duke u paraqitur vet si triumfues dhe se çfarë faji ka votuesi i BDI-së që ta bëjë deputet Menduh Thaçin?!
Të gjithë votuesit e ndershëm të BDI-së e kuptojnë tashmë lojën e pistë politike të Thaçit dhe ata nuk kanë besim tek ai.

Thaçi mundohet të bëjë gjithçka vetëm të jetë deputet dhe madje diskutohet për pabesinë e tij për të qenë deri në fund pjesë e BDI-së, sepse e kaluara ka treguar se Thaçi joshet lehtësisht nga pushteti.