Mëngjesin e sotëm, në një sulm të armatosur pranë një pompe benzine në lagjen Fushë Tophanë të Shkupit në Çair, është vrarë personi me iniciale E.B, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 01.09.2021 në orën 09:21 është raportuar se në lagjen Fushë Tophane pranë njëpompe benzine është shtënë ndaj E.B. i cili vdiq nga plagët e marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Akoma nuk dihen motivet që kanë çuar autorin të kryej aktin në fjalë.