Nënkryetarja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) si dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë Merale Yzeiri-Ferati, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për gjendjen e grave në politikë, si dhe gjërat që ajo do t’i ndryshonte.

E pyetur për pjesëmarrjen e PDSH-së në qeveri, ajo tha se kjo parti ka pasur rol të rëndësishëm në mandatin e qeverisë aktuale.

“Ky mandat është karakterizuar me lëvizje të mëdha, ku Maqedonia e Veriut arriti të zgjidh kontestin disa dekadësh me Greqinë. Dhe kuptohet që ky proces ishte i vështirë, ku ka pasur përplasje në mes forcave pro NATO dhe BE dhe forcave regresive. Faktori shqiptar kishte rol të rëndësishëm në këtë proces, për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, tha mes tjerash deputetja e PDSH-së.

Ajo shtoi se çdo herë përcaktimi i PDSH-së ka qenë “pro” NATO-s dhe BE-së.

Për më shumë ndiqeni intervistën me deputeten Meral Yzeiri-Ferati: