Shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë dalë në Stançiq për t’i parë zhvillimet e punimeve që po bëhen në këtë pikë të re kufitare me Kosovën.

Ky vend kalim i ri kufitar për të cilin u fillua të punohet në maj të vitit të kaluar, banorëve të fshatrave ua ka shkurtuar rrugën, që bënin deri tani për të vizitu familjarët në Gjilan, njofton Klan Kosova.