Mërgimtarët shqiptarë nga e gjithë diaspora me 15 tetor do të vërshojnë në Kërçovën shqiptare. Siç ka arritur të mësojë portali TetovaSot nga disa agjenci vetëm se kanë filluar me vetiniciativë të rezervojnë biletat me avion për të ardhur në përkrahje të Fatmir Deharit.

“Po është e vërtet se kanë nisur rezervimet disa një javë më parë me 10 tetor, disa me 15 tetor për të shkuar enkas për të mbështetur Fatmir Deharin. Deri tani kemi rezervuar një numër të madh të biletave, dhe sapo kam marrë veshtë se edhe në disa shtete tjera kishin nisur rezervimet me avion” u shpreh për TetovaSot një punonjës i agjencisë në Zvicër.

Përkrahje të madhe në vitin 2013 ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku i dhanë një goditje të madhe VMRO-së dhe mposhtën kandidatin e tyre ku për herë të parë USKANA u rikthye shqiptarëve.
Ndryshe me 15 tetor, kandidati i BDI-së, Fatmir Dehari do të përballet me dy kandidatët maqedonas për të fituar edhe një herë Kërçovën. Vlen të theksohet se në këto zgjedhje Dehari ka mbështetje nga të gjithë partitë shqiptare ku asnjëra parti nuk ka nxjerr kandidat duke garuar vetëm me listë për këshilltarë.

Në këto zgjedhje Kërçova me mërgimtarët do të jetë fituese dhe ajo do të mbetet në dorën e sigurt të Fatmir Deharit.