Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe struktura tjera partiake nuk kanë reaguar lidhur me pakënaqësitë e një grupi të strukturës partiake të BDI-së në Kumanovë, e cila gjatë kësaj jave doli me akuza dhe pakënaqësi lidhur me hartimin e listave zgjedhore për këshilltarë komunal. Në përkrahje të këtij grupi ishte i pranishëm edhe Nazmi Beqiri, njëri nga themeluesit e BDI-së. Ata tanimë kanë dal me komunikatën e radhës, duke pranuar se kërkesat e tyre kanë shkuar në veshë të shurdhër.

Ja komunikata e radhës:

E vlerësojmë më se të nevojshme që të informojmë opinionin se nuk ka asnjë lëvizje konkrete në drejtim të përmirësimit të parregullsive parazgjedhore në aktivin e BDI-së së Kumanovës. Përkundrazi, thyesit e rregullave edhe më tutje trumbetojnë në emërin e liderit të partisë dhe në vend që të pranojnë fajësinë dhe të fillojë mbarsia përmes aktivizimit të strukturave të përgjithshme partiake, ata kërcënojnë ata pakë mbështetës që kanë se po u luhatën nga emrimet dhe nga instrukcionet e tyre do të pasojnë reperkusione ndaj tyre. Ne vazhdojmë të përsërisim thirrjen që të ulen me strukturat partiake të degës së Kumanovës dhe të dalin në votime sipas rregullave statutare, ose të involvohen strukturat qendrore të partisë për tejkalim të situatës me të cilën gjë do të ndaleshin edhe shpekullimet e pakëndshmenëpër koluare të ndryshme dhe mediave. Po të ishin këto të “devotshmit” e partisë, apo të liderit siç trumbetojnë, ata le që do ta kishin përmirësuar gabimin, por as nuk do t’i kishin filluar fare në këtë formë këto veprime. Ju lutemi, tërhiquni ose ndërhyni po deshët ta nxjerrni faqebardhë partinë në këto zgjedhje lokale, ngase ne as nuk do të vijmë ta rrethojmë selinë (sipas praktikave të njohurua), as nuk do të gjuajmë me gurë, as nuk do të kërcënojmë, as nuk do të ikim në parti tjera siç e ngulfasin vet liderin këto rregullathyesit, por u themi se: pasojat që do të rrjedhin në këto zgjedhje lokale do të jenë të pakthyeshme, dhe jo vetëm që do të ndikojnë në rezultain e votimev, por edhe do të njollosin faqen e tërë udhëheqjes së partisë. Ne vetëm informojmë dhe përgjigjemi në çdo pyetje që mund të bëjnë mediat dhe as që tentojmë të mbyllim apo fshehim këto veprime mafioze brendapartiake, pavarësisht se nga kush iniciohen e nga kush mbështeten dhe nga kush përmbahen ato. Do të vazhdojmë me informacione, me ndriçime, me zbulime të ndodhive edhe pas skadimit të afatit të emërimeve, edhe gjatë zgjedhjeve edhe pas tyre. Edhe njëherë apelojmë te udhëheqësia e partisë që të ndërhyjë e të lirohet nga ashti i mbetur në fytin e tyre, ngase jemi themelues dhe përbërës të trupit të quajtur BDI, ngase një gjymtyrë e dëmtuar mund t’i shkaktojë dhëmbje edhe vetë zemrës. Me respekt nga Këshilli inicues: 1. Rexhep Rexhepi 2. Berat Ramadani 3. Nuredin Misini 4. Bajram Ademi 5. Idriz Beqiri; nënvizon komunikata.