LETRA  E HAPUR PËR MINISTRINË  E TRANSPORTIT

I nderuar Z. Ministër,

Mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali nga Maqedoni  kanë reaguar ndaj Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve kanë reaguar ndaj tyre për shkak të mos interesimit që të ju lehtësohen procedurat në çdo lidhje ndaj vendlindjes.

Për më tepër sjellim letrën me të gjithë problematikat e parashtruara nga vetë mërgimtarët

Ishin vitet tetëdhjetë, kur në Itali zbarkuan Shqiptarët e Maqedonisë për herë të parë.

Pavarësisht pozita e tyre ekonomike nuk ka qenë në mënyrë të vazhdueshme pozitive, por kthimi  vjetorë  i tyre në shtëpi me familjet e tyre ( për  mirë apo për keq), ka qenë vazhdimisht i rregullt.

Të marrim  parasysh faktin se secili prej kthimit tonë ishte edhe një kthim në pikëpamje ekonomike në arkat e shtetit, dhe për këtë fakt Shteti nuk ka pasur një sy për popullin e tij.

 

Fakti se në këto dhjetë vitet e fundit udhëtimi që është dashur të jetë, për mërgimtarët,  ma i sigurt dhe ma i shpejt, është demonstruar se ishte udhëtim me shumë mangësi dhe më shumë korrupsion, deri në braktisjen e kufomës në mes të aeroportit të Romës.

Akoma sot mbi tridhjetë mijë banorë te Maqedonisë që jetojnë në mesin e Italisë  janë pa udhëtim ajrorë Roma – Shkup.

Unë bashkë me mërgimtarët  tanë qe jetojnë dhe punojnë  ne Itali, po ju apeloj për padrejtësinë qe po na bëhet! Tash e shume vite na mungon Vija Ajrore ROME-SHKUP dhe anasjelltas. Mbetemi me shprese se do te merret ne konsideratë

Kërkesa jone bashkatdhetarë!

Të merreni në konsideratë këtë kërkesë qe është e miratuar edhe nga  gjithë  Shoqatave ne Diasporën e Italisë:

Sh .Kulturor shqiptarëve L’Aquila

Sh.A. ILIRIDA,Folingno,

Sh. SKENDERBEG Spoleto,

Sh. LIRIA Norcia,

Sh. ONUFRI Perugia,

Sh. BESA Fabriano,

Sh. MERGIMI Roma

Ajo do të jetë detyrimi ynë që ky apel  të ary edhe në tavolinën e Ministrisë të Transportit të Italisë.

Shpresojmë se kërkesa jonë nuk përfundon në harresë.