Platforma shqiptare është marketing parazgjedhor e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, theksoi Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së, duke vënë në dukje se roli i Ramës si patron në përgatitjen e platformës është në kundërshtim me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran, transmeton TetovaSot.

“Ajo që bëri kryeministri Rama është marketing parazgjedhor që synon publikun e brendshëm shqiptar në Shqipërinë fqinje, por pavarësisht nga motivet parazgjedhore të Ramës që dëshiron të paraqet veten si një mbrojtës të shqiptarëve në rajon, dy gjëra janë të pamoralshme. E para, e pamoralshme është që një kryeministër i një shteti të përzihet në politikën e një vendi fqinj nëpërmjet krijimit të çdo projekti për formimin e qeverisë në vendin fqinjë. Kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran dhe kundër parimeve të Kombeve të Bashkuara, me këtë Rama po bën shkelje. Përveç kësaj, në sytë e opinionint, deri te një masë të caktuar i ka bërë dështakë përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, e cila duket sikur mos të kenë kapacatitet për të formuar një platformë, kështu që ata kishin nevojë për një patron”, përfundoi Milloshoski./TetovaSot/