Një mërgimtarë i Zvicrës në një letër dërguar portalit Tetovasot thotë se të gjithë bashkevendasit që punojnë në Zvicër janë organizuar për të ardhur me 15 tetor, për të përkrahur Enver Pajzitin në këto zgjedhje sepse sipas tij është pikërisht kryetari aktual i cili ka bërë shumë dhe meriton edhe një mandat.

Ai gjithashtu thotë se mërgimtarët bëjnë apel që vota shqiptare të bashkohet dhe fitorja të jetë e sigurt në këto zgjedhje karshi maqedonasëve.

Ne takime te shumta me bashkvendasit tane ne diaspore gjegjesisht ne Zvicer, te cilet i takojne komunes se Brvenices , tani tema aktuale ne bised e siper eshte : zgjedhjet ne vendlindje. Posa morem lajm se jan 3 kandidat per ket komune vertet u brengosem, jo qe jemi kunder ndenjerit prej kandidateve por, automatikisht vjen te ndarja e votave. Me se shumti debatohet per sukseset e shkelqyera te aritura nga kryetari aktual Enver Pajaziti , i cili meriton dhe duhet te vazhdoj ket post . Duke u bazuar nga shum fakte, Enveri ka perkrahje masive, mirepo nese dy kunderkandidatet nuk terhjekin kandidaturen , atehere do te shkojn votat ne favor te pales tjeter, qe don te thot se vet na kontribojme per palen maqedone ku shumica kte e vlersojne ” tradheti ” Gurbecinjt nga Zvicra ju bejne thirje bashkvendaseve te komunes se Bervenices ne vendlidje te mirorganizohen , per te korur fitore ne keta zgjedhje” ka shkruar mërgimtari i Zvicrës.

Ndryshe në shumë sondazhe të mediave të vendit dhe instituteve relevante Enver Pajziti vazhdon të jetë kandidati më i prefuerar në komunën e Bërvenicës.