Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, kanë diskutuar rreth pretendimit të Koresë së Veriut se ka testuar një bombë me hidrogjen që mund të vendoset në një raketë ndërkontinentale.

Merkel dhe Moon ranë dakord se bashkësia ndërkombëtare duhet të ‘vendosë sa më shpejt sanskione më të rrepta ndaj vendit komunist’, ka theksuar zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Siebert.

“Ajo që është e rëndësishme është të kemi një koordinim të ngushtë ndërmjet parnetëve”, thuhet në deklaratë. “Qëllimi i përbashkët është që të shmanget eskalimi ushtarak dhe të behët një zgjidhje paqësore”.