Dy liderët kanë diskutuar një sërë çështjesh si lufta në Siri, konflikti në Ukrainë, tubacioni i gazit Nord Stream 2 dhe marrëveshjen nukleare me Iranin. Merkel ka kritikuar shtypjen që u bëhet të drejtës së shprehjes në media, dhe luftës civile në Ukrainë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se marrëveshja me Iranin ishte më e mira mbi të gjitha marrëveshjet e tjera gjatë një konference me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin të premten, ku kritikoi luftën në lindje të Ukrainës në takimin e tyre në Sochi.

Merkel kishte folur në një konferencë shtypi me homolugun e saj Vladimir Putin, për disa çështje që ajo i kundërshton si mbështetja e Rusisë për qeverinë e Presidentit të Sirisë, Bashar Assad dhe rolin e tij në konfliktin në Ukrainën lindore, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

Dy liderët ranë dakord se është e nevojshme të arrihet paqja në Ukrainën lindore dhe që të punohet në mënyrë të vazdhueshme në formatin e thirrur “Normandy” ku përfshihen Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina.

Merkel theksoi se Ukraina duhet të mbetet një vend transit i gazit edhe pas hapjes së tubacionit Nord Stream 2, tha se Gjermania ishte “e gatshme të luante rolin e saj në këtë drejtim”. Për këtë çështje është pajtuar edhe presidenti rus.

Putin foli edhe për paralajmërimet e Trump për tubacionin e gazit, “Unë e kuptoj presidentin e Shteteve të Bashkuara, ai mbron interesat e vendit të tij. Ai dëshiron që këtë produkt ta përfshijë në tregun evropian”, tha ai, duke shtuar se “Donald nuk është vetëm president i SHBA-së, por ai është edhe një aktor i mirë”.

Merkel tha se Gjermania ka interesa strategjike dhe marrëdhënie të mira me Rusinë.