Bashkim Karimanoski largohet nga koalicioni BDI-LSDM-PAE, askush nuk ka shumicën në Këshillin komunal të Strugës

Bashkim Karimanoski këshilltari i koualicionit LSDM-PAE në Këshillin komunal ka njoftuar largimin nga grupi i shumicës në Këshillin komunal parti të cilat bashkë me BDI-në kanë shumicën në Këshillin komunal.Karim anoski sic mëson Strugalajm.com largimin nga koalicioni i shiumicës e ka arsyetuar sot në mbledhjen e Këshillit komunal njofton strugalajm.

Ai ka thënë se tani e tutje do të veprojë si këshilltar i pavarur si rezultat i pakënaqësis me pushetin aktual në qeverisjen vendore.Me largimin e këtij këshilltari nga Koalicioni BDI-LSDM-PAE situata këshillin komunal është e pa parashikuar sepse tashmë BDI bashkë me LSDM-PAE kanë 13 këshilltar nga 27 sa numërun Këshilli komunal i Strugës.