Ish politikani dhe njohësi i mirë i rrethananve politike në vend, Naser Zyberi, thotë se në publikimin e “bombave” janë të përziera edhe strukturat e sigurisë së shtetit dhe se kjo do të ndikojë në komplikimin e raporteve mes partnerëve të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI. Në një intervistë për gazetën Lajm, ai thotë se prapavija e publikimit të këtyre bisedave të përgjuara vetëm mund të supozohet, ndërsa qëllimi final është dëmtimi i pozitës së lidershipit të BDI-së.

“Pra, “bombat” kanë trarget njerëzit e parë të këtij subjekti politik. Publikisht thuhet se përmes këtyre përgjimeve dëshirojnë të ndikojnë te BDI-ja që të arrihet një rigjykim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Por, nuk përjashtohet që të ketë edhe elemente tjera që ne nuk i dijmë” tha Zyberi para kamerës së gazetës Lajm. Në videon më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë.