Një shtyllë elektrike ka marr flakë në lagjen Dizhon, rruga 19, në Komunën e Çairit. Gjendja është kritike për shkak se në hapësirat pran shtyllës ka ujë dhe me këtë pamundësohet ndërhyrja e ekipeve të emergjencës. Banorët për momentin janë të bllokuar dhe nuk munden të dalin jashtë lagjes.

Ekipi i Alsat-M është në vendngjarje dhe përcjell nga afër situatën. Detaje më të hollësishme në vijim…