Në shkretëtirën e Saharasë, në rajonin e Teneres ndodhej pema e famshme “The lonely tree of Tenere”, e cila njihej si pema më e izoluar në tokë.

Kjo pemë shfrytëzohej si pikë orientimi në atë zonë, duke qenë se të gjitha tjerat ishin shkatërruar nga thatësira e shkretëtirës. Kjo pemë qëndroi aty me dekada derisa një ditë e rrëzua nga një shofer i dehur nga Libia me kamionin e tij në vitin 1973.

Ajo qëndroi e vetmuar për shumë dekada, dhe një nga arsyet që mund të ketë mbijetuar për kaq shumë kohë në një vend të tillë armiqësor ishte vendndodhja e saj pranë një pusi rreth 40m të thellë i bërë në viti1938 dhe 1939; rrënjët e pemës arrinin te shtriheshin poshtë sipërfaqes se tokës dhe të arrinin në brendësi të pusit.