Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në një deklaratë për Kanal 5, tha se i mbështet bashkëqytetarët e tij maqedonas në mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe shpreson se Sofja do të gjejë forcën për të kapërcyer çështjet emocionale.

– Ne mbështesim bashkëqytetarët tanë maqedonas në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe mendoj se pala bullgare do ti marrë parasysh këto procese të rëndësishme. Ne besuam se Bullgaria do të gjente forcën për të kapërcyer këto situata emocionale, sepse nëse Ballkani hyn në histori, ne me të vërtetë do të duhet të ndërtojmë një Ballkan të ri. Është me interes të madh për ne që të mos e humbasim hapin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha Ahmeti.