Meshkujt të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokës sipas gjasave kanë probleme me zemrën, pohohet në studimin e ri të cilin e kanë kryer shkencëtarët japonezë.

Hulumtimi në të cilën kanë marrë pjesë madje 37.000 njerëz ka treguar që 32 për qind e meshkujve tullacë kanë mundësi më të madhe nga sëmundjet koronare të zemrës.

Pas hulumtimeve disavjeçare shkencëtarët nga Universiteti në Tokio kanë konstatuar që meshkujt të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokë jo rrallë kanë probleme të zemrës. Sigurisht, parasysh është marrë edhe mosha e tyre dhe historia e sëmundjes në familje.

“Kemi konstatuar që ekziston lidhja në mes humbjes së flokëve në majë të kokës dhe rrezikut nga sëmundja koronare e zemrës. Sigurisht, kjo është e ndërlidhur, por megjithatë duhet të theksojmë që pirja e duhanit, trashja dhe kolesterina dhe tensioni i gjakut i lartë shumë më shumë e rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Tomohide Yamada.

Ai ka shtuar që meshkujt e rinj të cilët fillojnë të humbin flokët në majë të kokës kanë nevojë të punojnë në stilin e tyre të jetesës dhe të fillojnë të ndryshojnë shprehitë e jetesës dhe të jetojnë sa më shëndetshëm.

Megjithatë, mjekët kanë theksuar që meshkujt që bëhen tullacë nuk kanë nevojë të shqetësohen për së tepërmi për rezultatin e studimit.

Nevojiten hulumtime shtesë për t’u konstatuar në të vërtetë që ekziston lidhja në mes humbjes së flokëve dhe rrezikut nga sëmundjet zemrës. Gjithsesi, konsideroj që për meshkujt është shumë më mirë të kthejnë vëmendjen nga beli i tyre, respektivisht pesha, në vend se nga flokët.

“Meshkujt vështirë që mund të bëjnë diçka në lidhje me atë që humbin flokët, veçanërisht nëse është trashëguese, por duhen të dinë që me siguri mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës ashtu që do të ndalin duhanin, kujdesen për peshën dhe ushqehen shëndetshëm”, ka thënë dr. Doireann Maddock.