Situata me koronavirusin nëpër shkolla është e qëndrueshme, ndiqet në nivel ditor, dhe sipas vlerësimeve të Shtabit Koordinativ të Krizës për momentin nuk ka nevojë për ndryshim të modelit të mësimit, pasi nuk ka transmetim të virusit nëpër shkolla. Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, këtë mëngjes në takimin e rregullt koordinues me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në vend.

Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Prioriteti ynë i përbashkët kryesor është dhe duhet të jetë parandalimi i përhapjes së virusit nëpër shkolla, sepse mënyra më e mirë është që nxënësit mësimin sa më gjatë të e ndjekin me prezencë fizike nëpër shkolla”.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të marra nga shkollat në baza ditore, numri i nxënësve të infektuar lëviz nga 0.01 deri në 0.03 për qind nga gjithsej 240 mijë nxënës, që është përqindje e ulët. Gjithashtu mbi 72 për qind e kuadrit të mësimdhënësve janë të vaksinuar, shifër kjo që është dyfish më shumë se përqindja nacionale.

Drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore kanë konfirmuar se I kanë të gjitha burimet e nevojshme që u nevojiten për të kaluar në mësim online nëse autoritetet kompetente thonë se një gjë e tillë është e nevojshme.

Përveç njoftimeve të prindërve nëpër rrejtet sociale dhe raporteve të Avokatit të Popullit se ka gjithnjë e më shumë të infektuar në shkolla dhe se protokollet nuk respektohen, edhe shifrat e Instiutit për Shëndet Publik treguan se javën e fundit numri I fëmijëve të infektuar deri në moshën 9 vjeçare është 50 për qind më e lartë.