Sot u publikuan informacione lidhur me një investim 7 milionësh në Zonën Ekonomikë për Zhvillim që gjendet në Zhelinë të Tetovës dhe për këtë investim kompania në fjalë Franz Kiel GmbH ka premtuar se do të ketë 60 punësime në fillim dhe 350 deri në fund të procesit të vendosjes.

Por, me çka merret kjo kompani?

Telegrafi ju tregon! Kompania në fjalë në Maqedoni do të merret me bërjen e ulësve për autobusë. Si fillim, të njejtët do të punojnë për kompaninë VanHool që operon në Zonën Ekonomike Bunarxhik.

Më vonë, nga kjo kompani thuhet se do të zgjerojnë tregun për punë duke shënjestruar terrenin e Evropës, Azisë dhe në SHBA.

Kjo kompani ka fabrika në Spanjë, Holandë, Rusi, Poloni, Turqi ndërsa zyrën kryesore e ka në Gjermani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryesisht, kjo kompani ka punë me ulëse të mjeteve transportuese kurse si produkt bazë i ka ulëset e autobusëve.

Kompania në fjalë, në vendin për zhvillimin e karrierës në ueb faqen e tyre nuk i kanë të shënuara vendet e punës që duhet të hapen në Maqedoni./Telegraf