Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka thënë gjatë seancës së sotme ku duhet të vendoset për kreun e ri të parlamentit se deputetët e VMRO-së duhet të jenë më të përgjegjshëm, duke theksuar se Talat Xhaferi do të jetë kreu i Kuvendit të Maqedonisë.

“Unë nuk propozoj dy ose tre kandidat, propozoj vetëm një, Talat Xhaferin. Nuk doni të dëgjoni këshilla me qëllim të mirë.

Deri dje shumica e re ankohej, sot po ankoheni jy. Ka mundësi që Talati të mos bëhet kryetar i Kuvendit për një javë, por për 10 ditë do bëhet”, tha Ademi.

Ai shtoi se “përveç komisionit i cili është pika e rendit të ditës, kryetari mund të zgjidhet edhe sipas propozimit të 20 deputetëve.”