Trajneri i Barçës i befason të gjithë për debatin se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo.

Ronald Koeman nuk ka pranuar të zgjedhë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në debatin se kush është me i miri.

Ai mezi pret që t’i shoh sërish të dy në fushë të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ai i ka përshkruar të dy si të mrekullueshëm që i kanë dhënë shumë futbollit për më shumë se dhjetë vite andaj nuk e sheh të udhës të zgjedhë se ky apo ai është më i miri.

Ronaldo do të rikthehet të martën në Camp Nou, por kësaj radhe me fanellën e Juventusit.

Ai mungoi në sfidën e parë në Torino për shkak të Covid-19.

“Është fantastike që këta dy lojtarë kanë qenë për një kohë të gjatë në nivele të larta”, u shpreh Koeman.

“Ata janë më të mirët për mendimin tim, në 10 apo 15 vitet e fundit. Të jesh i suksesshëm gjatë gjithë kësaj kohe, është fantastike. Komplimente për të dy”.

“Ata janë të ndryshëm, por kanë statistika të jashtëzakonshme për gola, het-trike dhe çmime të fituara”.

“Nuk është mirë të themi kush është më i miri, sepse të dy janë të jashtëzakonshëm. I admiroj që të dy, na kanë dhënë shumë mbrëmje të mira me gola të shkëlqyer, me shumë tituj. Le të shpresojmë se do t’i shijojmë edhe nesër mbrëma”.