Leo Messi dhe Andres Iniesta kanë përfunduar sezonin 2016/17 me trofe, që ishte i 30-ti për ta me fanellën e Barcelonës.

Barcelona e ka fituar Copa del Rey pasi e mposhti në finale Alavesin me rezultat 3:1, që ishte një sfidë e veçantë për dy yjet e skuadrës, Leo Messi dhe Andres Iniesta.

Dy futbollistë quan numrin e trofeve të fituar në 30 me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat në Spanjë dhe Evropë.

Messi e Iniesta kanë fituar 8 La Liga, 4 Liga të Kampionëve, 5 Copa del Rey, 7 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Evropës dhe 3 Kupa të Botës për Klube.