Lionel Messit iu dorëzua këtë të premte trofeu i Këpucës së Artë, çmim të cilin e fiton për të katërtën herë në karrierë si golashënuesi më i mirë në Europë. Argjentinasi, sezonin e kaluar realizoi 37 gola në La Liga, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, që gjithashtu e ka fituar katër herë këtë trofe individual.

Pas dy futbollistëve më të mirë të kampionatit spanjoll, nga dy herë e kanë fituar Këpucën e Artë emra të tillë si Muller, Eusebio, Georgescu, Fernando Gomes, McCoist, Jardel, Henry, Forlán dhe Luis Suárez. Pasi e mori këtë çmim, Messi deklaroi:

“Jam përmirësuar shumë në lojën time, duke i shtuar gjëra të reja reprtorit tim.”Sulmuesi “blaugrana” foli edhe për përplasjen me Valencian, këtë fundjavë.“Ne jemi në krye të La Ligas. Valencia ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë dhe ka një trajner të madh dhe me ide të qarta. Luan vetëm një here në javë dhe ka mundësi të pushojë. Do të jetë një takim shumë i vështirë për ne, aq më tepër që luajmë në transfertë.”