Në një dalje për mediat, Ilir Meta, kryetari i PL, foli për çështjen e inceneratorëve dhe hetimet në vijim.

Ai tha se Rama do që të hajë të gjitha “kumbullat” për vete dhe shokët e tij të shkojnë në burg.

”Denoncimet e para për aferën e inceneratorëve kanë ardhur nga LSI. Unë si president i kam denoncuar para zgjedhjeve të 2021. Dhe ish-LSI, e ka denoncuar. Disa ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, kjo përgjegjësi vazhdon. Kemi të bëjmë jo vetëm me përgjegjësi individuale, por dhe kolektive, për shpërdorimin e fondeve publike. Rama do që të hajë të gjitha kumbullat, kurse shokët e tij të hanë burgun. Afera e inceneratorëve është e mirëmenduar, e strukturuar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë. Të gjithë shohin që në dokumente, se si ka funksionuar kjo aferë dhe se si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje shtetin, ministritë, institucionet,”, tha Meta.