Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazike.

Ai ka reaguar pas takimit që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Rama ka thënë se diskutimet janë të mira por sipas tij ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, ka shkruar Rama në Twitter.