Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur, për të cilën shpeshherë femrat ndihen të turpëruara dhe mundohen të ekspozojnë sa më pak atë. Strijat mund të shfaqen kudo: në stomak, vithe, kofshë, pulpë , krah dhe gjoks. Me pak ndihmë nga Natyra ju mund t’i eliminoni ato nga trupi juaj. Së pasi duhet të përcaktoni një regjim ushqimor të shëndetshëm ( fruta, perime, mish i bardhë, peshk dhe sa më shumë ujë), si dhe sa më shumë aktivitet fizik ( ecje, vrap dhe not). Por krahas tyre , mund të përdorni edhe trajtimin e mëposhtëm:
Për të realizuar kremin e mëposhtëm ju nevojiten: 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera, 2 karota mesatare të ziera, 5 lugë gjelle ujë, 5 pika vaj esencial bajamesh, 1 lugë gjelle pure avokadoje dhe 10 pika vaj të trëndafilit të egër.