Norma e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) nuk do të ndryshohet, deklaruan nga Ministria e Financave për AIM, përcjell Fol.

Siç theksojnë nga Ministria lidhur me informacione të caktuara të cilat dolën në opinion se është planifikuar rritje e TVSH-së, një gjë e tillë nuk është paraparë në Programin e qeverisë, e as ndonjëherë është diskutuar.

Nga Ministria e Financave thonë se deri në fund të vitit do të hapet debat publik për vendosje eventuale të shkallës progresive për tatimin personal të të ardhurave. /Fol/