Në hapësirat e Agjencionit Informativ Maqedonas (MIA) mbrëmë përsëri ka pasur një tentim për vjedhje. Një hajn i panjohur rreth orës 2.30 me dhunë është futur në njërën prej zyrave të Agjencisë, duke thyer një pjesë të xhamit, transmeton Almakos.

Fatmirësisht, me kohë është aktivizuar sistemi i alarmit dhe me intervenim të shpejtë të Agjencisë për sigurim është penguar një vjedhje e rëndë. Është nxitur një dëm jo shumë i madh material.

Policia është e informuar për këtë tentim-vjedhje, që vijon vetëm tre muaj pas vjedhjes së dhunshme në Agjenci, me 6 janar, kur u vodhën mjete teknike dhe e cila vjedhje ende nuk është zbardhur nga organet e hetuesisë./Almakos/