Dy persona nga Struga janë paditur për vjedhjen e cigareve, llaptopi dhe veshjeve mashkullore nga një market dhe butik në Strugë, ku kanë shkaktuar një dëm prej 116.000 den, transmeton Almakos.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e dy veprave penale vjedhje e rëndë dhe një vepër penale tentim për vjedhje të rëndë, stacioni policor nga Struga, deri te Prokuroria Publike kompetente ka ngritur padi penale kundër S.O.(27) nga Struga dhe kundër P.S.(27) nga fshati Brcevo, Strugë”, informuan nga MPB-ja.

Të paditurit ashtu si thuhet në njoftim, veprat penale i kanë kryer me 3 mars të këtij viti në periudhën midis orëv 00.00 deri në 06.00 në Strugë, fillimisht në një market në rrugën “Marshall Tito”, në butik afër “Boris Kidric”, dhe pastaj edhe në një lokal te “8 Nëntori”./Almakos/