Ish Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama ka thënë se po vuan nga “depresioni i shkallës së ulët” për shkak të pandemisë, padrejtësive racore dhe “hipokrizisë” së administratës Trump.

Ajo tha se menaxhimi i niveleve emocionale kërkon njohjen e vetvetes dhe të gjërave që ju sjellin lumturi, raporton BBC.

Obama tha se ka hasur në vështirësi me rutinën e krijuar të ushtrimeve dhe gjumit. “Jam zgjuar në mes të natës sepse shqetësohesha ose më rëndonte diçka”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

“Nuk po më plotësohet koha, shpirtin”, pohoi Obama dhe shtoi “Unë e di që kam të bëj me një formë të depresionit të shkallës së ulët”.

“Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të grindjeve racore, dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese”, tha 56-vjeçarja.

Ajo gjithashtu tha se është “rraskapitëse” të dëgjosh histori të reja të një njeriu me ngjyrë, i cili disi dehumanizohet, lëndohet, vritet, ose akuzohet rrejshëm për diçka.

Ndryshe, për episodin e parë të “audio intervistave” mysafirë kishte burrin e saj Barack Obama, i cili ishte në detyrën e presidentit amerikan para Donald Trumpit. /Telegrafi/