Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me Kodin Zgjedhor dhe kërkesën për një njësi zgjedhore, tha se është i gatshëm të pranojë këtë kërkesë.

Sipas tij, partia e tij do ta mbështesë një zgjidhje të tillë në Kuvend nëse e pranon qeveria, veçanërisht partitë shqiptare.

Mickoski këtë e deklaroi në përgjigjen e pyetjes së gazetarit gjatë inspektimit të sotëm për realizimin e projekteve në Komunën e Vasilevës.

“Në njësinë e katërt zgjedhet një deputet me 7 deri në 7,5 mijë vota, në të gjashtën me 5 deri në 5,5 mijë vota, atëherë për ta hequr atë duhet të kemi një njësi zgjedhore dhe çdo deputet që do të zgjidhet në Maqedoni. Kuvendi do të zgjidhet me numër të barabartë votash. I bëj thirrje BDI-së dhe Aleancës që Shqiptarët të dalin publikisht dhe të pranojnë një njësi zgjedhore dhe nuk ka nevojë për nacionalizëm dhe irredentizëm sepse çdo qytetar është i barabartë para Kushtetutës dhe ata që votojnë në Tetovë, Gostivar duhet të jenë të njëjtë me ata në Strumicë, Vasilevë dhe komuna tjera. Prandaj qeveria duhet ta pranojë dhe ne si VMRO DPMNE jemi të gatshëm ta përkrahim në Kuvend dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha Mickoski.(INA)