Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i shoqëruar nga sekretari për politikë ndërkombëtare pranë kësaj partie, Timço Mucunski kanë realizuar takim me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Mari Bërns.
“Në takim u bisedua për ngjarjet aktuale dhe sfidat e rëndësishme për shtetin. Si problem akut nga ana e Mickoskit u cek shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit, të pranishëm në strukturat më të larta të pushtetit. Mickoski e theksoi edhe keqpërdorimin e flamurit evropian siç është ligji me të cilin lejohet eksporti I lules së marihuanës ku drejtpërdrejtë mbrohen interesat e biznesit të kreut të pushtetit. Ai për kontestin me fqinjin lindor e theksoi nevojën për pranim të rezolutës e cila është në procedurë kuvendore dhe e cila i përmban linjat e kuqe në drejtim të mbrojtjes së identitetit, gjuhës dhe historisë. Mickoski e theksoi nevojën për reforma në disa sfera, si dhe problemet lidhur me ekonominë, siç është papunësia, varfëria në rritje dhe rënia e standardit. Bashkëbiseduesit e konfirmuan angazhimin për zhvillim të bashkëpunimit dhe përkushtimit drejt realizimit të interesave strategjike”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. (