Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se “pushteti duhet të ndalojë me kërkimin e datës për zgjedhje për shkjak se prioritet numër një është shëndeti i qytetarëve dhe mbrojtja e standardit dhe jo diçka tjetër.

Sipas tij duhet të merren vendime që nuk do të sillen nën trysninë e interesave të ngushta partiake, por si pasojë e arsyes dhe mençurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për zgjedhjet, Mickoski tha se është e papëlqyeshme të flitet për datë të zgjedhjeve në kushte kur vendi ka numër rekord të të infektuarve.

“OBRM-PDUKM është e gatshme për zgjedhje kurdo që të ndodhin ato. Matemarikat, diktati dhe plotësimi i dëshirave të Zaevit përmes Spasovskit janë jashtë përqendrimit të vëmendjes së OBRM-PDUKM-së dhe në këtë moment nuk ndjehem mirë të flas për çfarëdo date për mbajtjen e zgjedhjeve kur ne ende numërojmë të vdekur dhe të infektuar të rinj”, tha Mickoski.