Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, hoqi dorë nga Twitteri për shkak ofendimeve të shumta.

Sipas kryetarit të opozitës maqedonase, ai tashmë nuk do të përdor Twitter, ndërsa arsyeja kryesore për këtë janë vala e komenteve ofenduese.

“Për shkak retorikës vulgare dhe gjuhës së urrejtjes, do ta mbyll rrjetin social Twitter. Ju kërkoj falje të gjithë dhe keni të drejtë të mendoni në mënyrën tuaj dhe ndryshe, por gjuha e vrazhdë do të thotë shpirt i keq”, tha Mickoski.

Mickoski kishte thuajse 2000 ndjekës në Twitter. Faqja e tij në Facebook do të mbetet e hapur, ku ka rreth 34.000 ndjekës./Telegrafi/