Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i uron fat, ndërsa BDI e vlerëson si të rrezikshëm, koalicionin parazgjedhor mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa. Mickoski thotë se shanset janë shumë të vogla që koalicionit parazgjedhor të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja t’i bashkohet ndonjë parti shqiptare. BDI nga ana tjetër vlerëson se koalicioni LSDM-Besa defaktorizon votën shqiptare dhe rrezikon mekanizmin e Badenterit.