Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sot, i shoqëruar nga anëtari i KE-së, Igor Nikollov, realizoi takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, përcjell Fol.
‘VMRO-DPMNE-ja si parti politike në të kaluarën dhe në të ardhmen do të bëjë gjithçka në drejtim të realizimit të këtij interesi tonë strategjik. Mickoski potencoi se deri tani nga qeveria në këtë drejtim shohim vetëm angazhime deklerative, pa vepra konkrete’, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Mickoski e ka informuar ambasadorin Thimonier edhe për përndjekjen politike e cila po bëhet ndaj personave me mendime jo të njëjta politike, si dhe represionit të mendimit të lirë, që është goditje mbi demokracinë.
Ai poashtu ka theksuar, se është shqetësuese drejtimi në të cilin lëvizë ekonomia e shtetit. /Fol/