Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga sot fillon takimet me qytetarët në të gjitha qytetet e Maqedonisë.
Nga partia thonë se kjo turne e kryetarit Mickoski është për qëllim që të komunikon me qytetarët dhe të dëgjoj nga afër me problemet e përditshme që ballafaqohen të njejtit.

“Qytetarëve tanimë u janë shtuar problemet. Kjo politikë bixhozi e çdo shtetin në  një ndër  vendet më të korruptuar në Europë, ekonomia po fundoset, pa ndonjë shenjë se do të përmirësohet. Qytetarët janë të dëshpëruar nga Qeveria, ndërsa qeveritarët po qëndrojnë nëpër kabinetet e tyre dhe nuk po e dëgjojnë zërin e popullit”, thonë nga VMRO-DPMNE.