Qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK-ut dhe të gjithë nxënësve që nga e marta të kthehen në mësime, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas vizitës në Katedralen “Shën Kliment Ohërski”.

“Apeloj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt dhe nga e marta të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në tavolinat e shkollës. Qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK-ut, e jo me sindikalistin e tyre të preferuar, i cili ndonjëherë në të kaluarën është dëshmuar si ndjekës besnik i politikave të fillimisht Zoran Zaev, e tash Kovaçevskit, të bëjë disa kuazi-marrëveshje”, tha Mickoski, duke bërë thirrje për plotësimin e kërkesave të SASHK-ut, arsimtarëve dhe punëtorëve në çerdhe.