Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) publikoi të shtunën një hartë të tërmeteve të regjistruara në Evropën Juglindore gjatë 62 viteve të fundit.

“Pikat me ngjyra përfaqësojnë tërmetet që kanë goditur rajonin nga viti 1960 deri më sot. Të dhënat historike janë marrë nga Qendra Ndërkombëtare Sizmologjike”, njoftoi EMSC.

Së bashku me hartën, EMSC publikoi edhe të dhëna për tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në rajonin tonë.

Më shkatërruesi ndodhi më 15 prill të vitit 1979, rreth 15 kilometra larg bregdetit malazez. 129 persona humbën jetën pas tërmetit me magnitudë prej 6.9 ballësh, transmeton FOL.mk