Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijhan Mickoski, për emisionin “Çka nuk është e qartë” në TV Alfa u përqendrua në rezultatet nga Regjistrimi të cilat sot u prezantuan në opinion. Mickoski këtë regjistrim e quajti të pakompeltuar dhe potencoi se menjëherë pas ndryshimit të pushtetit, do të bëhet statistikë e re dhe operacion real.

“Ne që në fillim kemi pasur shumë vërejtje për këtë operacion statistikor, por ai konkludim të cilin mund ta themi përveç faktit se ai nuk i kompletuar, është se shumica, shumica e madhe më shumë se 90 për qind e atyre që nuk janë deklaruar janë pjesë e popullit të Maqedonisë sipas komunave ku ata gjenden dhe ne i numëruam sot në konferencë për shtyp, por njëkohësisht edhe porositëm se menjëherë pas ndryshimit të pushtetit do të kemi një operacion real statistikor, regjistrim elektronik në të cilin qartë do të dimë sa është popullsia rezidente në Maqedoni”, porositi Mickoski.

Ai si konkludim të radhës që e nxori është ajo se Maqedonia po ripopullohet, gjegjësisht se zvogëlohet numri i rezidentëve në Maqedoni, pothuajse më shumë se 10 për qind në krahasim me regjistrimin paraprak edhe atë, siç tha Mickoski është fakt dështues për të gjitha elitat politike dhe politikanët të cilët në 20 vitet e fundit kanë funksionuar në skenën politike.

Mickoski potencoi se regjistrimi nuk është i kompletuar dhe se si një nga arsyet për ndryshimin e pushtetit është pikërisht edhe zbatimi i regjistrimit sipas mënyrës elektronike, si dhe se rreth 90 për qind të qytetarëve të cilët nuk janë deklaruar janë pjesë e popullit të Maqedonisë.