Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se është i bindur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë, përcjell TV21. Mickoski tha se rregulli fitues me fitues nuk vlen më.

“Qëndrimi jonë për rregullën fituesi me fitues gjithashtu është treguar publikisht, i njohur për publikun, disa herë e kam përsëritur dhe do ta përsëris edhe tani. Që kur është bërë Qeveria në vitin 2017, kjo rregull më nuk vlen, ka mbaruar ajo punë”, pohoi Mickoski.

I pyetur nëse do të bëjë koalicion me BDI-në, Mickoski tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur që BDI të shkojë në opozitë.

“VMRO-DPMNE dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka në korniza të demokracisë, ligjeve dhe Kushtetutës, që pas zgjedhjeve parlamentare, qoftë të rregullta ose të parregullta, ku fitues i qartë do të jetë VMRO-DPMNE, BDI të jetë në opozitë, dhe kjo është mirë, të kalojë një periudhë të caktuar në opozitë, për shkak të ristrukturimit të brendshëm”, tha Micksoki./tv21.tv