Urime viti i ri shkollor, të gjithë nxënësve!🇦🇱📖

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të administratës dhe këshillit komunal si dhe në emër të qytetarëve të komunës së Zhelinës të gjithë nxënësve t’ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor. Shpreh bindjen time se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t’i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ. Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë, të cilët mbajnë mbi supe misionin e shenjtë në dhënien e dijes. Lëvdata në këtë fillim vit mësimor meritojnë edhe prindërit të cilët besoj se do të kryejnë me mjaft përkushtim pjesën e detyrës së vet në drejtim të edukimit dhe avancimit të fëmijëve të tyre. Nga thellësia e zemrës përshëndes edhe ata të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore duke u dëshiruar plotë suksese të cilat urojmë të rezultojnë me karriera të begatshme. Siguroj si nxënësit, punonjësit arsimorë, ashtu edhe prindërit se komuna e Zhelinës do të mbështes edhe këtë vit procesin edukativo-mësimor. Bashkë me drejtoritë kemi bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore gjithandej edhe në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi”-Zhelinë, në mënyrë që të jetë e gatshme me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Administrata komunale ka bërë mjaft edhe në aspektet tjera të cilat besojmë se do t’ua lehtësojnë mbarëvajtjen e këtij viti shkollor, përfshirë kuadrot. Fatkeqësisht librat shkollor viteve të fundit janë vonuar nga Qeveria, shpresojmë që këtë vit mos vonohen dhe për këtë do kontribuojmë edhe ne si komunë që të pajiseni me të gjitha textet e nevojshme shkollore.

Shqetësim tjetër i përbashkët mbetet edhe zvogëlimi i i numrit të nxënësve nëpër të gjitha shkollat e shtetit tonë dhe ky fenomen me keqardhje ka kapluar edhe shkollat tona që ka rezultuar në zvogëlim të numrit të nxënësve. Gjithashtu këto trendë janë duke u përcjellë jo vetëm nga zonat malore por edhe nga zonat më urbane. Me këtë rast, ftoj të gjithë pa dallim, që të japin kontributin e tyre në ndërprerjen e trendëve të tilla dhe ruajtjen e avancimin e substancës tonë kombëtare.

Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësi, mësimdhënësi, ashtu dhe prindi, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata. Andaj, ju uroj vit të mbarë e të suksesshëm!